Viagra mbush 25 vjeç
Njëzet e pesë vjet nga pilula blu. Viagra, ilaçi që ndryshoi terapinë e disfunksionit erektil, u autorizua për shitje më 27 mars 1998 nga FDA, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
Sildenafil, emri i molekulës që renditet si trajtimi i parë jokirurgjikal për impotencën, ka ndryshuar këndvështrimin e shumë meshkujve dhe shumë çifteve në mbarë botën.
Pas Viagrës erdhën medikamente të tjera, si Tadalafil, Vardenafil dhe Avanafil, “më i riu” i klasës së barnave për disfunksionin erektil, i cili vepron në 15 minuta.
Kur viagra mbërriti në treg kushtonte shtatë dollarë për një pilulë.
Mjaftonte ta merrje sipas rekomandimeve një orë para marrëdhënies seksuale për të pasur një performancë që “përzinte ankthet” nën çarçafë duke i shtyrë gjithashtu, sipas ekspertëve, meshkujt të kërkonin më shumë ndihmë kundër çrregullimeve seksuale.
Nuk është afrodiziak, nuk ndikon në epshin apo dëshirën, është specifik për mosfunksionim seksual dhe për këtë arsye nuk duhet të përdoret nga meshkujt që nuk i kanë këto probleme.
Rrit efektin relaksues të oksidit nitrik, një kimikat i lëshuar gjatë stimulimit seksual që rrit qarkullimin e gjakut në penis.
Kompania farmaceutike që prodhon Viagra, Pfizer, fillimisht krijoi molekulën si një ilaç për sëmundjet e zemrës.
Ideja e një përdorimi të mundshëm për trajtimin e impotencës erdhi pasi disa pacientë raportuan ereksione të papritura.
10 vite më parë, në vitin 2013, të dhënat për 15 vitet e Viagrës flisnin për 86 milionë tableta të shitura në Itali, duke e renditur të dytën në zonën europiane.