Vialli, flet kirurgu që e operoi dy herë

Beteja e Vialli-t me “mysafirin e padëshiruar” zgjaste prej disa vitesh. Kirurgu, i cili operoi ish-sulmuesin, tregon se beteja ka qenë e gjatë dhe se pacianti i tij gjithmonë ka patur besim. “Ndërhyrja teknikisht mund të konsiderohej e suksesshme.
Dua të them se Vialli ka qenë gjithmonë i fortë përballë sëmundjes. Ai rikuperoi mirë vetëm pak ditë pas ndërhyrjes për shkak të fizikut të stërvitur që kishte”, tha professor, Alessandro Zerbi.
Më tej kirurgu i Vialli-t shpjegoi se ish-futbollisti ishte ndryshe nga të tjerët pasi me diagnozën që kishte vetem 8% e pacientëve arrinin që të jetonin pesë vite nga ndërhyrja.