75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

Viçi me dy koka në Maqedoninë e Veriut

Një viç me dy koka, një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë, lindi në Lazec, një fshat në Maqedoninë e Veriut.

Viçi ka të bashkuar dy kafka, dy palë sy, dy gojë, një palë veshë dhe kur thith qumësht me një gojë, goja tjetër kryen lëvizjen njëkohësisht.

Veterinerët thonë se rastet e “polycephaly” (lindjet me dy koka) janë të rralla dhe viçi ka pak shanse të mbijetojë për një kohë të gjatë.