Victoria Beckham: Bryant ishte frymëzues për gjeneratat e ardhshme

Victoria Beckham e ka kujtuar ish-basketbollistin Kobe Bryant, i cili vdiq dje në një aksident ajror bashkë më bijën dhe disa të tjerë.
Victoria përmes një postimi tha se kjo humbje tragjike i ka goditur shumë, shkruan Indeksonline.
Më tutje, tha se Kobe Bryant ishte një figurë e jashtëzakonshme, mik i Davidit, dhe një frymëzues për gjeneratat e ardhshme.
“Humbja e një vajze dhe burri është e paimagjinueshme për cdo prind dhe grua”, tha ajo.
Në fund Victoria tha se familja e saj dhuron dashuri për Vanessën, vajzat e tjera dhe familjarëve të atyre që humbën jetën dje./Indeksonline/