Victoria Beckham fiton mbi 400 mijë paund nga muzika

Edhe pse ka kohë që Victoria Beckham nuk ka kënduar, të paktën jo në publik, ajo ka fituar 430,000 £ nga muzika e saj vitin e kaluar. Kështu shkruan The Sun bazuar në taksat e kompanisë së saj.
Kompania, Moody Productions Ltd, pagoi 86,000 £ taksa mbi të ardhurat e Victoria-s vitin e kaluar, që sipas tyre do të thotë se ajo fitoi pak më pak se gjysmë milioni paund nga e kaluara e saj në grupin, “Spice Girl”, transmeton Indeksonline.
Ajo gjithashtu u pagua pothuajse një milion paund për ribashkimin nga viti 2019, megjithëse nuk mori pjesë në të. Victoria ka të drejtë për një të pestën e të ardhurave nga promovimi, licencimi dhe mallrat.
Sipas The Sun , këto të ardhura ndihmojnë për të balancuar llogarinë e saj bankare, sepse kompania e saj e modës ende ka humbje të mëdha vit pas viti./Indeksonline/