75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Victoria Beckham fton fansat në festën virtuale të ditëlindjes së saj

Victoria Beckham po feston sot ditëlindjen e 46-të dhe ka ftuar fansat që t’i bashkohen live për një aheng të veçantë virtual.

DJ Fat Tony do të marrë përsipër Instagramin e saj këtë mbrëmje dhe do të ndajë listën me këngët saj të preferuara.

Stilistja më pas sqaroi se në vend të dhuratave të ditëlindjes, ti dhurojnë famijëve për bamirësi.

Mbi një mijë fansa dhe disa fytyra të famshme kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre virtuale në ditëlindjen e Victorias.

Victoria dhe burri i saj David aktualisht janë me fëmijët e tyre të izoluar në shtëpi.

Ndërsa, djali i tyre i madh Brooklyn, po izolohet me të dashurën e tij në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/