75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 21 Tetor 2025 / F.R

Victoria Beckham mahnit me elegancën gjatë një daljeje në New York

Victoria Beckham dukej më elegante se kurrë, teksa u pa duke dalë nga hoteli i saj në New York City.

Stilistja dhe ish-anëtarja e “Spice Girls”, 51 vjeç, ndodhet në “Big Apple” për të promovuar serialin e saj dokumentar në Netflix, dhe për këtë dalje publike zgjodhi një pamje klasike tërësisht në të zeza.

Victoria kishte veshur një fustan midi me mëngë të gjata, i cili vinte në pah linjat e saj elegante dhe të hijshme. Pamjen e kompletoi me një palë taka elegante, ndërsa aksesorët ishin në të njëjtin stil minimal e të rafinuar: një çantë dore e zezë dhe syze dielli stil vintage, që i jepnin një prekje “chic” të pamohueshme.

Stilistja e modës, 51 vjeç, është në Big Apple duke promovuar serialin e saj dokumentar në Netflix dhe zgjodhi një pamje tërësisht të zezë gjatë daljes.

E njohur për stilin e saj të sofistikuar dhe ndikimin në botën e modës, Beckham edhe një herë dëshmoi se klasi nuk del kurrë nga moda./IndeksOnline/