75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / MSH

Victoria Beckham thyen këmbën

Victoria Beckham ka thyer këmbën pasi është rrëzuar gjatë një stërvitjeje. Këtë e ka bërë të ditur ish-ylli i futbollit, David Beckham, i cili ka postuar një foto të këmbës së bashkëshortes së tij.

“Mesa duket incidenti i vogël i gruas sime në palestër ishte një thyerje e pastër”, ka shkruar David krahas fotos që ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instastory”.

Kujtojmë se Victoria ditë më parë tha se e kishe filluar ditën keq pasi u rrëzua në palestrën e shtëpisë. Stilistja më pas kishte ndarë një imazh të këmbës të cilën e pati vendosur në akull.