Victoria Beckham: Unë dhe David-i nuk u bëjmë presion fëmijëve
Victoria Beckham ka ndarë së fundmi mendimet e saj për jetën familjare dhe mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, i rrisin fëmijët e tyre. Në një intervistë në podcastin “Aspire with Emma Grede”, ajo tregoi se me kalimin e viteve ka kuptuar se prindërimi ndryshon shumë nga një fazë e jetës në tjetrën.
Sipas Victorias, ajo dhe Davidi nuk u imponojnë pritshmëri fëmijëve, por përpiqen t’u japin mbështetje në atë që ata zgjedhin të bëjnë. Ajo tha se gjëja më e rëndësishme për ta është që fëmijët të jenë të lumtur dhe të ndihen të realizuar në rrugën që ndjekin.
Duke folur për djalin e saj, Cruz Beckham, ajo përmendi pasionin e tij për muzikën dhe theksoi se si nënë e sheh detyrë ta motivojë dhe ta ndihmojë, pa ushtruar presion mbi të.
Victoria tregoi gjithashtu se familja Beckham ruan disa tradita të forta familjare. Ajo zbuloi se, sa herë që janë bashkë në shtëpi, mblidhen çdo mbrëmje për darkë dhe përpiqen të kalojnë kohë cilësore pa telefona apo shpërqendrime.
Sipas saj, ato momente janë shumë të rëndësishme për të mbajtur lidhjen e ngushtë mes anëtarëve të familjes dhe për të biseduar hapur për gjithçka që kanë përjetuar gjatë ditës.
Victoria Beckham dhe David Beckham janë prindër të katër fëmijëve: Brooklyn Beckham, Romeo Beckham, Cruz Beckham dhe Harper Beckham.

