75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Victoria dhe David Beckham atraktiv edhe në kohë pandemie!

Victoria dhe David Beckham po përpiqen ta fitojnë përsëri publikun, derisa ylli ndau video duke luajtur me Romeon.

Victoria dhe David Beckham raportohet se po përpiqen të fitojnë përsëri publikun pasi u përballën me reagimet për pagat e 30 punonjësve të tyre, pasi u anulua vendimi i saj për ta pranauar ndihmën e qeverisë, shkruan DailyMail.

Yjet, e moshës 46 dhe 45 vjeç, thuhet se janë këshilluar si pjesë e një fushate PR për të kujtuar fansat e tyre për ‘gjithë punën e shkëlqyeshme që ata bëjnë’.

Raportet vijnë derisa Davidi ndau një video të ëmbël të vetë duke luajtur me djalin e tij Romeo, 17 vjeç, të hënën.

Një burim i tha The Sun: ‘Ekipi i Davidit dhe Victorias kanë kaluar në një përpjekje për të fituar përsëri publikun.

“Ata janë duke përdorur kanalet e tyre në rrjete sociale për të riafirmuar të gjitha bamirësitë që ndihmojnë dhe t’i kujtojnë njerëzit e tyre se sa punë të mira bëjnë”, tha ai.

Ata shtuan se çifti kanë postuar në lidhje me pakot e tyre të kujdesit për të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë ripostuar mesazhe për ndihmat që kanë bërë në të kaluarën.

Burimi vazhdoi se “publiku nuk është i dobët” dhe se përpjekjet e tyre deri më tani kanë qenë “pak të dukshme”.

Së fundi, Victoria hoqi dorë nga plani për të kërkuar ndihmën e qeverisë për të paguar 30 anëtarët e stafit të markës së saj të modës, pas reagimeve të shumta që kishte.

Ajo kishte planifikuar të përdorë skemën e Qeverisë për COVID-19, për të paguar 80 për qind të pagave të një pjese të stafit.

Arsyetimi i saj pasi anuloi planet për të pranuar ndihmën e qeverisë ishte se në fillim nuk e dinin sa do të zgjasë bllokimi.