75 Mall Live Search
19:00 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Victoria dhe David Beckham festojnë 20 vjetorin e martesës

Sot shënojnë 20 vjetorin e martesës David dhe Victoria Beckham.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 1999, me ceremoni mjaft të madhe dhe të kushtueshme.



Që të dy kanë kujtuar momentet e tyre të lumtura përmes disa postimeve me përmbjedhjet e fotove të tyre ndër vite.

Victoria me një një montim të ëmbël të fotove me video të gatshme, permbledhi momentet më të mira të çifit gjatë viteve.


“20 vite sot. Unë të dua aq shumë” ajo i shkroi Davidit përmes këtij postimi.

Fotot filluan me dasmën e tyre të mahnitshme ku një Victoria duket me flokë të shkurtra dhe David bjond, të veshur të dy në të bardha.

Ndërsa David, ka postuar foto nga dasma e familja e tyre dhe si duket është shumë krenar për atë që kanë krijuar.

“Wow 20 vite, shiko çfarë kemi krijuar, te dua shumë” ka shkruar David./Indeksonline/