16:16 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Victoria e ‘lumtur’ me rënien e flokëve të David Beckham

Victoria Beckham është shumë ‘e kënaqur’ me rënien e flokëve të bashkëshortit David pasi ylli i futbollit u vu re së fundmi me flokë të rrallë.

Ylli 46- vjeç raportohet se e ka mirëpritur ndryshimin në pamjen e partnerit.

Një burim i brendshëm tha: “Victoria, ‘në mënyrë të fshehtë’ është shumë e lumtur për këtë. Mënyra e jetesës me udhëtime të vazhdueshëm dhe netë të gjata, si dhe të qenit baba, po tregon rezultatet. Për një djalë që është quajtur ‘seksi’ në pjesën më të madhe të jetës, tani duket si një person normal në mesin e të dyzetave me të gjitha problemet e plakjes. “

Victoria nuk kërkon ta ndryshojë pamjen e tij. Burimi shtoi: “Victoria është vërtet e emocionuar që David-i nuk është aq ‘seksi’ sa dikur, sepse shpreson që kjo do të thotë më pak gra duke u vërtitur rreth tij”.

Rënia e flokëve të yllit të futbollit u vu re një javë më parë. Ai u përfol se kishte kryer një transplant flokësh dy vjet më parë, por kurrë nuk e konfirmoi këtë.