75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 17 Prill 2023 / AR

Victoria publikon foto duke u stërvitur, e qet Davidin lakuriq

Victoria Beckham ka treguar rutinën e saj sportive në Instagram.

Por në një imazh që ka publikuar në “Instastory” shihet Davidi i zhveshur në pasqyrë, transmeton Indeksonline.

47 vjeç ari duket se ka dashur të tërheq vëmendjen e gruas së tij ndërsa Victoria dëshiron që 31 milionë ndjekësve të saj t’u tregoi rutinën sportive.

Dizajnerja e modës shihet duke trajnuar pjesën e sipërme të trupit. Vetëm koka e Victorias bllokon pamjen ‘më të nxehtë’ të Davidit.

Çifti i Hollivudit janë bashkë që nga viti 1999 dhe kanë katër fëmijë së bashku – Brooklyn, 24, Romeo, 20, Cruz, 18 dhe Harper Seven, 11. 

Familja e tyre jeton në Los Angeles që nga viti 2008./Indeksonline/