Vidali “divorcohet” me Barçën, shumë shpejt zyrtarizmi tek Interi

Arturo Vidali tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Interit.
Pas ditëve të tëra bisedimesh, mesfushori kilian është liruar nga Barcelona dhe tashmë pritet të udhëtojë drejt Milanos.
Lojtari ka arritur akordin me Interin për një kontratë 2-vjeçare prej 6 milionë eurosh në sezon, plus bonuset me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Në orët e ardhshme Vidali, do të firmosë edhe zyrtarisht për Interin për t’u vendosur në dispozicion të Antonio Contes. /IndeksOnline/