75 Mall Live Search
10:47 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vidal: Ndeshja për vendin e tretë nuk ka rëndësi

Kili u mposht nga Peru me rezultat 3-0 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Arthuro Vidal pas ndeshjes ka thënë se ndeshja për vendin e tretë kundër Argjentinës nuk ka rëndësi dhe do të luhet vetëm për ta përmbushur obligimin.

“Ne do të duhet të luajmë për të përmbushur, ashtu siç është bërë për vendet e treta”, tha Vidal.

Vidal tha se nuk ka dyshim se skuadra do të rritet nga kjo humbje, ashtu siç bëri pasi humbi në Kupën e Botës 2018. /IndeksOnline/