75 Mall Live Search
22:12 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Vidal zbulon skuadrën e tij të re me një foto?

Arturo Vidal duket se ka zbuluar destinacionin e tij të ardhshëm me anë të një fotoje.

Për kilianin ky pritet të jetë sezoni i fundit te Barcelona dhe është spekuluar shumë për të ardhmen e tij, mirëpo Vidal duket se e ka zbuluar klubin e tij të ri padashje.

Vidal në Instagramin e tij publikoi një foto ku pas tij qëndronte emblema e Inter Miamit dhe shkruante “bombë në MLS?”. Mirëpo fotografia u fshi pas disa minutave.

Megjithatë ndjekësit arritën që ta ruajnë këtë foto dhe ta publikojnë në rrjetet sociale. /IndeksOnline/