75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Video 46 sekonda tmerri, macja e tërbuar sulmon gruan në oborrin e shtëpisë

Ajo që filloi si një ditë e zakonshme për një çift në Karolinën e Veriut u kthye shpejt në një ngjarje të tmerrshme pasi gruaja u sulmua papritmas nga një mace e egër e quajtur ‘Bobcat’.

Videoja  nga kamerat e sigurisë ku duket burri i cili shpëton bashkëshorten nga macja e egër u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Në video duket burri duke përshëndetur fqinjin e tij ndërsa mban një kuti dhe kafe në dorë.

Teksa  arrin te makina duke thënë se kishte nevojë ta lante, gruaja e tij shihet duke ecur.

Papritmas, atmosfera paqësore ndryshoi kur një mace që ulërinte iu vërsul gruas e cila bërtiti për ndihmë.

Pa humbur kohë, burri kapi macen e tërbuar duke e larguar atë dhe duke paralajmëruar njerëzit të ruheshin, sepse macja është e rrezikshme. 

Ndërsa kafsha përsëri vrapoi për tu futur poshtë makinës, burri dëgjohet teksa thotë se do ta vriste atë.

Ishin të shumtë ata që e kritikuan atë për mënyrën e hedhjes së kafshës në tokë, ndërsa të tjerë e mbrojtën burrin duke thënë se dikush duhet të shpëtonte familjen nga një sulm i tillë.

Ndërsa disa përdorues të rrjeteve sociale ishin skeptikë nëse ishte në të vërtetë një mace e tërbuar – bobcat ose thjesht një mace.

 Raportet lokale konfirmuan se ishte me të vërtetë një bobcat, pra një mace e egër.

Sipas një raporti nga WECT 6 News: “Bobcat u vra përfundimisht nga forcat e rendit dhe trupi i saj u dërgua në laboratorin shtetëror në Raleigh ku doli pozitiv për tërbim”. Raporti tha se gruaja dhe burri morën plagë në brinjë, gërvishtje dhe u kafshua disa here nga macja e tërbuar.

Sipas burrit, kafsha e kafshoi  atë tre herë.

Burri dhe gruaja e tij, të identifikuar si të Happy dhe Kristi Wade, kanë marrë trajtimin e duhur nga shërbimi shëndetësor dhe  gëzojnë shëndet.

“Unë nuk jam i lumtur që kjo ndodhi, ne nuk kemi asnjë kënaqësi për atë që i ndodhi maces. E kuptova se ishte një bobcat – mace e egër, sepse jam rritur në Karolinën e Veriut  Lindore dhe jam marrë me  gjueti gjithë jetën time,” thotë burri.

https://www.youtube.com/channel/UCPk43MwjP8dwFwpN-hhppkA