75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

VIDEO/ Akuza të reja mes Johnny Depp e Amber Heard

Johnny Depp është duke u marrë në pyetje për “sherrin” mes tij dhe ish-gruas, Amber Heard.

Ekipi ligjor i Heard sapo e thirri Johnny-n për t’iu përgjigjur pyetjeve, ku siç ka raportuar TMZ, ai këtë javë ka dëshmuar disa herë, por Amber ka hedhur sërish akuza të reja, të cilat tani duhet t’iu përgjigjet, transmeton Indeksonline.

Rikthimi i Johnny në gjykatë mund të shtyhej që gjyqi të zgjasë edhe më shumë se sa pritej.

Sipas raportimit të TMZ, akuzat kundër të dy palëve kanë qenë ekstreme, ku gjatë dëshmisë, Heard e akuzoi Johnny-n se e ka sulmuar me shishe qelqi.

Sigurisht, të dy kanë versione të ndryshme kur bëhet fjala për këtë.

Ndërsa, Depp po merr përkrahje të madhe nga fansat, të cilët po e presin jashtë sallës së gjyqit duke e fotografuar e duke i duartrokitur./Indeksonline/

Tifozët jashtë gjykatës së Depp/Heard