Video/ Arrestohet personi që dyshohet se hoqi flamurin e Serbisë në Zveçan

Është arrestuar një person në Mitrovicë për veprën penale “nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.
I njëjti dyshohet se e ka hequr flamurin serb nga maja e Zveçanit, raporton Indeksonline.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Me të marrë informacionin Policia e Kosovës ka filluar hetimet dhe ka arrestuar të dyshuarin që akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit. Gjatë bastisjes, atij iu gjet edhe një armë në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Elshani.
Më poshtë pamjet e ndara nëpër rrjete sociale: