75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Video/ Babai hero mbron me trupin e tij tre fëmijët, nga plumbat

Dashuria e prindërve për fëmijën nuk ka kufi. E kjo gjë tregohet më së miri në një video që është bërë virale së fundmi.

Në video shihet një baba i cili për të mbrojtur fëmijët e tij plagoset vetë.

Ngjarja ka ndodhur në Bronks, SHBA, ku një person u shfaq i armatosur dhe hapi zjarr në një dyqan me makina të përdorura.

Babai 39 vjeçar po qëndronte ulur ulur në  kolltuk bashkë me fëmijët e tij dhe mennjëherë sapo dëgjoi të shtënat e armës u hodh mbi ta për t’i shpëtuar nga plumbat.

Si pasojë ai mori një plumb në kofshë dhe raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.