21:30 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

VIDEO/ Banorët e BBVK hasin në telashen e parë

Tashmë janë bërë të ditur edhe 14 banorët e parë të shtëpisë më të famshme në vend – Big Brother VIP Kosova.

Në fakt, brenda shtëpisë janë 15 banorë, mirëpo numërohen si 14 sepse çifti Urimi dhe Alisa cilësohen si një banor i vetëm.

Banorët kanë nisur sot ditën në shtëpi, të relaksuar nga një mbrëmje shumë emocionues dhe pak të hutuar teksa akoma po akomodohen brenda një ambienti komplet të ri – 24 orë nën vëzhgimin e kamerave.

Teksa disa prej tyre po bëheshin gati të gatuanin, banorët nuk mund ta lëshonin shporetin dhe të gjithë mblidhen ‘për t’i rënë në fije’.

Ndiqni më poshtë videon nga momenti i shkëputur brenda shtëpisë.