19:02 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

VIDEO/ Covid-19 i merr jetën besimtarit, hoxha nuk i mban dot lotët

Dy ditë më parë, Covid-19 i mori jetën edhe Ismail Kurtit, ose siç njihej ndryshe nga miqtë e tij, Il Kurti.

Një lajm shumë i rëndë për familjen e tij, e cila ka humbur tre djem të saj nga Koronavirusi brenda pak muajsh.

Lajmi ka tronditur edhe imamin e xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja, i cili teksa ka folur për viktimën nuk i ka mbajtur dot lotët por edhe fjalët e mira për të.