75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Video/ Dalin pamjet e sulmeve të aeroporteve në Ukrainë

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në të gjitha drejtimet. Në rrjetet sociale janë publikuar video të sulmit me raketa të dy aeroporteve në Ukrainë. 

Një nga aeroportet që është goditur nga ndodhet në Ukrainën Perëndimore, ndërsa aeroporti i dytë ndodhet në pjesën lindore të vendit.

Në fotot e postuara në rrjetet sociale shihet tymi që ka mbuluar aeroportin ushtarak pranë Chuguev në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore.

Sipas një këshilltari të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë dëgjuar  gjithashtu katër shpërthime të tjera në Mariupol, në Ukrainën lindore. Në një video të postuar në rrjete sociale, shihet tymi i zi që ka mbuluar  qytetin e Mykolaiv.

aba