75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / LB

VIDEO/ Dërgohen në Stacion Policor përsonat e përfshirë në rrahjen të “Rrethi i Ismetit”

Në mëngjesin e sotëm, disa persona janë përleshur fizikisht mes vete të vendi i njohur si “Rrethi i Ismetit”, në Prishtinë.

IndeksOnline ka publikuar një video ku shihen disa dy persona duke u rrahur mes vete, dhe disa që provojnë t’i ndalojnë.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për IndeksOnline se dy personat e përfshirë në këtë rrahje janë dërguar në Stacionin Policor.

“Në një përleshje fizike në mes të dy personave, personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor. Njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/