22:58 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Video/ Digjet grumbulli i gomave në Vasilevë, vendi mbulohet nga tymi i zi

Pasditen e sotme fshati Vasilevë, afër Komoranit, ishte mbuluar nga tymi i zi i përmasave të mëdha. Për këtë rast Indeksonline kishte raportuar.

Por të mësuar se çfarë ndodhi atje, Indeksonline ka kontaktuar me Agron Borovcin, zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ai u shpreh se sipas informatave që posedon nga Zjarrfikësit, janë djegur disa goma të papërdorshme.

Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet duke u djegur grumbulli i gomave.

Djegia ilegale e gomave vazhdon të jetë një problem i madh. Ende nuk ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e gomave që nxirren nga përdorimi./Indeksonline/