Video/ Digjet një veturë në Prizren

Para pak minutash është përfshirë nga zjarri një veturë në Prizren, në autostradë.
Indeksonline ka siguruar pamje derisa vetura digjet.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, i cili njoftoi që nuk ka persona të lënduar.
“Policia ka pranuar informaten se rreth ores 20:15, ne autostrade afer daljes Prizren Jug, drejtimi Prizren- Vermicë nje veturë eshte kapluar nga zjarri. Ekipet relevante iu kane pergjigjur rastit dhe deri ne kete faze perveq djegies se vetures nuk raportohet per lendime ne njerez”.