75 Mall Live Search
17:24 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Video e çuditshme e Trump-it, e portretizuar si Thanos nga Marvel!

Video-ja e çuditshme e fushatës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump ka befasuar votuesit.

Në llogarinë zyrtare të Twitter’it e cila i përket fushatës së Trump-it publikoi pamjet ku fytyra e presidentit amerikan ishte vendosur si Thanos , që ka të bëjë me gjenocidin.

Videoja përmban një skenë të filmit të fundit të Avengers, ku Thanos këput gishtat dhe shkatërron gjysmën e universit në një çast, transmeton Indeksonline.

Versioni i Trump-it përshkruan fytyrën e Presidentit të mbivendosur mbi atë të zuzarit, i cili pëshpërit “Jam i pashmangshëm”.

Teksa vazhdon zhvillimi, demokratët përfshirë Nancy Pelosi, Jerry Nadler dhe Adam Schiff shpërbën në pluhur.

Videoja e fushatës është frymëzuar nga Marvel dhe u publikua teksa rivalët e Trump-it zbuluan në fillim të kësaj jave do të përpiqen të fajësojnë atë./Indeksonline/