15:55 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / L K

Video e rëndë, ekuipazhi i anijes në Greqi e shtyn për vdekje pasagjerin në det

Ekuipazhi i anijes “Blue Horizon” ka shtyrë në det një pasagjer i cili tentoi të hynte në bord dhe ishte me vonesë. Pikërisht në momentin kur anija po nisej, burri ka hipur dhe dy pjesëtarë të stafit e kanë larguar.

Pasagjeri ka rënë në det dhe dallgët e krijuara nga motorët e anijes i kanë sjellë si pasojë vdekjen.

Kjo skenë e frikshme e 36-vjeçarit me ekuipazhin e anijes është publikuar nga media greke Protothema.