11:01 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

VIDEO/ Einxhel dhe Iliri thonë se nuk e kuptojnë dialektin e kosovarëve

Shpesh herë është përfolur për dialektin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku këta të fundit shprehen se e kanë të vështirë të kuptojnë theksin e kosovarëve.

Edhe Ilir e Einxhel gjatë një bisede u ‘ankuan’ për gjuhën e kosovarëve që ishin pjesë e shtëpisë, shkruan Indeksonline.

Einxhel tha se në fillim e kishte të vështirë të kuptonte Dagzin kur fliste.

“Në fillim e kisha të vështirë ta kuptoja se çfarë thotë, por që më vonë ai e pastroi të folurit”.

Ndërsa Iliri tha se e kishte të vështirë t’i kuptonte Granitin dhe Fifin kur kanë biseduar./Indeksonline/