Video emocionuese: Fitoi betejën me leukeminë, 6 vjeçari pritet si hero në shkollë!

6-vjeçari nga Newbury në Shtetet e Bashkuara tregoi se ishte një luftëtar i pamposhtur pasi ai fitoi betejën e ashpër kundër leukemisë.
Sëmundja e tij u zbulua në vitin 2016, ndërsa vuajti aq shumë deri në seancën e fundit të kimioterapisë.
“CNN” shkruan se John Oliver Zipay vuante nga leukemia akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet. Pas zbulimit të sëmundjes në vitin 2016, vogëlushi u përball me një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë, deri në seancën e fundit të kimioterapisë.
Por, fatmirësisht, ai falë forcës dhe ndihmës së mjekëve shërua plotësisht dhe u rikthye në shkollën katolike Shën Helen në Ohio, ku u prit nga shokët me duartrokitje, ovacione dhe si një hero i vërtetë.
Kjo video po qarkullon kudo në botë në rrjete sociale, derisa John u bë hero.