18:15 / E Hënë, 18 Prill 2022 / AR

Video/ Ermal Fejzullahu e ‘ndez’ atmosferën në Tiranë

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, natën e mbrëmshme ka dhuruar një spektakël të vërtetë në Tiranë.

Si gjithmonë edhe kësaj radhe u kujdes që të krijojë një atmosferë të paharruar, shkruan Indeksonline.

Me një video të publikuar në Instastory, vërehet prezenca e madhe e publikut të cilët kanë dashur të kalojnë një mbrëmje magjike nën tingujt e muzikës së këngëtarit kosovar.

Ndryshe, projekti i fundit i lansuar titullohet ‘ As 1 minut’, dhe pritet që së shpejti të godas tregun me hite të reja./Indeksonline/