08:09 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / AR

VIDEO/ Flamengo prezanton Vidalin në stilin e serialit të famshëm në Netflix

Tramsferimi i Arturo Vidal te Flamengo është fakt.

Mesfushori kilian ka rënë dakord për një marrëveshje një vit e gjysmë me klubin e Rio de Zhaneiros dhe po kthehet në Amerikën Latine pas 15 vitesh në futbollin evropian.

Klubi historic njoftoi marrëveshjen e madhe me një prezantim të lojtarit si pjesë të serialit të njohur në Netflix, “Stranger Things”.

35-vjeçari, kur u largua nga vendlindja e tij, luajti në Evropë për Leverkusen, Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe nga viti 2020 ishte pjesë e Interit.