17:30 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Video/ Florian Marku këndon këngën e Adem Jasharit para syve të kundërshtarit

Florian Marku dhe Miguel Parra Ramirez do të ndeshen më 25 gusht në “Air Albania” për titullin WBC Silver. Një duel i veçantë ky për boksierin shqiptar, i cili do të ketë fatin të fitojë këtë medalje para tifozëve të tij në Tiranë, por për të ngritur lart flamurin shqiptar duhet të mposhtë kundërshtarin meksikan në ring.

Dhe menjëherë, Marku duket se atdhetarizmin e ka në rend të ditës duke ia marrë këngës shqip dhe kujtuar Adem Jasharin dhe këngën qe iu kushtua atij “Mora fjalë…” e kënduar nga Shkurte Fejzaj…

Pikërisht ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij përpara kësaj përballje të rëndësishme që do të luhet ditën e enjte. “Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Do i tregojmë në ring pikat e forta e të dobëta. Duhet të jap gjithçka në ring.

Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat. Do e shohim në ring gjithçka. Në ring do jemi vetëm unë e Marku, do shohim vetëm fytyrat e njëri-tjetrit. E kam të qartë se Marku ka mbështetje. Në ring do jemi vetëm ne të dy.

E kam imagjinuar që mund t’ia jap një knock-out Florianit. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka theksuar boksieri meksikan.