75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 07 Qershor 2026 / AR

VIDEO: Guxon Jennifer Lopez, tregon si duket pa grim

Jennifer Lopez ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale me një postim të ri.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, e cila është 57 vjeç, postoi një video pa grim për të promovuar një produkt të ri nga linja e saj kozmetike JLo Beauty, por mendimet e ndjekësve të saj janë të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Ndërsa disa e mbuluan me komplimente, të tjerë e akuzuan se përdorte filtra. 

Në një video të filmuar në banjën e saj, Lopez, 56 vjeç, e veshur me një rrobë sateni, prezantoi një serum të ri dhe njoftoi faqen e internetit të ridizenjuar të markës së saj. Ajo shpjegoi se produkti përmban retinol, vitaminë C dhe përbërës të tjerë aktivë që e bëjnë lëkurën më të lëmuar, më të ndritshme dhe më të shkëlqyeshme. Flokët e saj të lëshuara e të drejta me nuanca bjonde dhe pamje natyrale morën shumë komplimente.

“Lëkura shkëlqen, flokët shkëlqejnë, jeta shkëlqen”, “Ajo rrezaton shkëlqim të përsosur” dhe “Ajo shkëlqen gjithmonë me lëkurën më të bukur”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve të kënaqur. Një ndjekëse bëri shaka: “Shkëlqimi i saj meriton kodin e vet postar”./Indeksonline/