75 Mall Live Search
22:23 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Video/ Hajni i barnatoreve në Prishtinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një vjedhje në një barnatore në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara shohim teksa një person ka vjedhur gjëra të ndryshme aty.

Personi i njëjtë ka vjedhur edhe në një barnatore tjetër në po të njëjtën lagje, dy javë më parë.

Indeksonline ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku shihet duke u kryer akti.

Pronari i barnatores i tha Indeksonline se ai person erdhi në barnatore edhe gjatë ditës së sotme mirëpo nuk ka arritur të kryej vjedhjen.