75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / AR

VIDEO/ Harrison Ford mori një çmim, momenti që i mërziti fansat

Harrison Ford u shfaq në Disney’s D23 Expo në gusht, ku iu dha çmimi Disney Legend Award për rolet e tij ikonë si Han Solo në Star Wars dhe Indiana Jones.

Aktori 82-vjeçar ka tronditur fansat gjatë ceremonisë në momentin kur është dashur të firmoste dhe shumë veta vunë re se ai mbante dorën e djathtë me të majtën për të firmosur, transmeton Indeksonline.

“Është e vështirë për mua të shoh aktorin tim të preferuar të plaket”

Skena ka pikëlluar fansat, të cilët kanë shkruar se aktori nuk dukej mirë. 

“E përgëzoj, por më thyhet zemra që e shoh kaq të dobët”, “A është dikush tjetër i shqetësuar si unë se mund të shtrëngojë më shumë me njërën dorë se tjetrën?”. dhe “Është e vështirë për mua të shoh aktorin tim të preferuar të plaket”, janë disa nga komentet e fansave. 

Kujtojmë se Ford, i cili aktualisht po luan në serialin 1923 me kolegen Helen Mirren, në fillim të vitit mori një çmim në Critics Choice Awards dhe kur falënderoi gruan e tij Calista Flockhart, me të cilën është i martuar prej 20 vitesh, në fjalën e tij e pushtuan emocionet dhe iu mbushën sytë me lot. /Indeksonline/