VIDEO/ Harry Styles ndihmon fansin të deklarohet që është i komunitetit LGBTQ+

Një fans i Harry Styles ka përjetuar një moment të veçantë mbrëmjen e djeshme.
Jo vetëm që e shijoi koncertin e këngëtarit, por mori edhe ndihmë nga ai, transmeton Indeksonline.
Është ëndërr e shumë njerëzve, të biesh në sy nga idhulli gjatë një koncerti. Ilakliani Mattia ia doli t’i bie në sy.
Gjatë performancës, Styles vuri re që një fans mbante një tabelë ku shkruhej: “Më ndihmo të dal”.
Pa dyshim, Styles mori tabelën dhe menjëherë u krijua një brohoritje e fortë.
“Pra, ju dëshironi që njerëzit këtu në Webley t’ju ndihmojnë të dilni?” e pyeti ai fansin.
Kur ai përgjigjet me “PO”, këngëtari nis të kërkoi një mënyrë për ta bërë këtë.
Ai merr flamurin me ngjyrë ylberi duke deklaruar zyrtarisht se është i komunitetit LGBTQ+.
“Unë mendoj se kështu funksionin” qesh Style.
Ai vrapon me flamur dhe pjesëmarrësit krijojnë atmosferë.
“Urime Marria, je burrë i lirë!”, thotë ai duke e puthur në dorë të dashurin./Indeksonline/
“You’re a free man” 🌈🏳️🌈🏳️⚧️
— Official Charts (@officialcharts) June 19, 2022
Harry Styles helps an Italian fan come out at his London show 🥹
Congratulations, Mattia 💖 #LoveOnTour #LoveOnTourLondon #HarryStyles pic.twitter.com/XVSJOicUSg