VIDEO/ Incident pas ndarjes së çmimeve “Oscar”, aktorja bërtet: “Mos më prekni”!
Pavarësisht se shkëlqeu në tapetin e kuq me veshjen e saj, aktorja Teyana Taylor u kritikua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” për reagimin e saj.
Fansat u habitën, por shumë menduan se ajo reagoi tepër ndaj “humbjes” së çmimit “Oscar” për aktoren më të mirë mbështetëse, i cili shkoi për Amy Madigan, transmeton Indeksonline.
Një ekspert i gjuhës së trupit u pajtua me kritikat, duke e quajtur reagimin e saj “të tepruar”. Aktorja u kap gjithashtu në kamera duke i bërtitur një burri pas ndarjes së çmimeve.

Kur je në një ceremoni prestigjioze ndarjeje çmimesh si “Oscarët”, duhet të mendosh për kamerat që regjistrojnë absolutisht gjithçka.
Taylor u kritikua kur u shpall fituese e çmimit për aktoren më të mirë mbështetëse, pas së cilës ajo kërceu nga vendi i saj, duke tundur krahët mbi kokë ndërsa duartrokiste./Indeksonline/
Teyana Taylor stood up to celebrate Amy Madigan’s #Oscar win
— Blackish Press (@blackishpress) March 15, 2026
pic.twitter.com/HocSJ0prx2

