Video interesante, “arushi” bën rolin e gjyqtarit, por më pas shpërndan grushta
Një video interesante është kapur nga një lokal në Orlando. Dy persona janë rrahur para lokalit pas një zënke verbale.
Rrahja ndodhi para një personi që ishte veshur si arush për t’i dëfryer kalimtarët me rastin e festës së Pashkëve.
“Arushi” u fut në mes për të evituar sherrin, por që më pas filloi të shpërndante grushte ndaj njërit person.
U desht ndërhyrja e policisë për të ndalur grushtet e “arushit” dhe dy të tjerëve./Indeksonline/