VIDEO/ Ish-i reagon ndaj Taylor Swift, ja për çka bëhet fjalë

Taylor Lautner ka reaguar përmes llogarisë së tij në TikTok për ripublikimin e albumit “Speak Now” të ish-të dashurës së tij, Taylor Swift.
Në një video ai lutet për John Mayer, një tjetër ish-partner i këngëtares, për të cilin thuhet se ia ka dedikuar këngën “Dear John”, transmeton Indeksonline.
Në video, Lautner ulet në gjunjë dhe bën një lutje ku dëgjohet Taylor në sfond. Në mbishkrimin e videos, Lautner ka vendosur hashtagun #prayforJohn.
Dear John është një këngë e vitit 2010 ku flitet për një marrëdhënie toksike me një burrë të moshuar, me sa duket John Mayer. Megjithatë, Swift kurrë nuk tregoi se për kë bëhet fjalë në të vërtetë kënga. Swift-i në atë kohë 19-vjeçar dhe Mayer 32-vjeçar kishin një lidhje midis 2009 dhe 2010. Pak para kësaj, Swift ishte me Lautner për disa muaj./Indeksonline/