Video: Ja si i sulmuan protestuesit serbë gazetarët dhe kamermanët në Veri

Gazetarët dhe kameramanët që po raportojnë për ngjarjet e fundit në Veri të Mitrovicës, janë sulmuar nga serbët atje.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në momentin kur protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe kamermanët.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas sulmeve për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.
“AGK-ja shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës. Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë”, ka bërë të ditur AGK.