23:37 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

VIDEO, këngëtari i famshëm hidhet mbi fansat, por përplaset në tokë

Është ndër emrat më të pëlqyer të momentit, por ja që i ndodhi edhe atij!

E kemi fjalën për yllin italian, Blanco i cili fitoi Sanremo 2022 krah Mahmood dhe do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion këtë vit.

Një incident ka ndodhur në koncertin e këngëtarit italian gjatë turneut të tij në Romë. Këngëtari u hodh me shpinë në turmë, por fansat nuk mundën ta kapin dhe ai u rrëzua përtokë.

Askush nuk u lëndua dhe Blanco u ngrit e u kthye në skenë.

“A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?”, pyeti këngëtari.