75 Mall Live Search
16:18 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / LB

Video ku voziti 225 km në orë, gjobitet Ministri turk i Transportit: Ndjesë kombit

Ministri i Transportit në Turqi është gjobitur për tejkalim shpejtësie pasi postoi një video që e tregonte atë duke drejtuar makinën tip “Audi” me 225 km/orë në një autostradë.

Videoja ku shfaqet ministri i Transportit është e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i Presidentit Tayyip Erdogan që lavdëronte infrastrukturën rrugore.

Aty shfaqet edhe kilometrazhi i makinës së Uraloglu me shigjetat që “fluturojnë” dhe makinën duke kaluar të tjerat në korsinë e shpejtësisë në autostradën Ankara-Nigdi.

Policia e trafikut më vonë i komunikoi atij një gjobë prej gati 240 eurosh për shkelje të shpejtësisë, teksa e ndaloi rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit Ankara.

I përballur me reagime negative, Uraloğlu ngarkoi një foto të gjobës së policisë në platformën X, duke shkruar: “Ndjesë kombit”.