75 Mall Live Search
13:25 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / k.v

Video kur Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht qytetarin në ambulancë

Dje në stacionin policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqi, për sulm verbal e fizik. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë “Gazeta Express”, ka siguruar pamjet ekskluzive në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i komunës.

Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

Ramadan Zymeri dje në një rrëfim ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.