Video: Masakër në Porto Riko/ Një person hap zjarr mbi policinë dhe i shtyp me makinë

Tre policë janë vrarë në Porto-Riko, kur një person hapi zjarr mbi ta dhe shtypi me makinë njërin prej tyre në autostradë. Ndërkohë, raportohet se një polic tjetër është plagosur, por për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori arriti të arratisej pas ngjarjes, edhe pse e gjithë policia në San Juan ishte ngritur në këmbë për ta kërkuar. Gjithçka ndodhi në orët e para të pasdites në Expresso Roman Baldorioti de Castro, në autostradën që lidh San Juanin me aeroportin kryesor dhe destinacionin e preferuar të pushuesve të plazheve me rërë.
Ngjarja e rëndë është filmuar nga shoferët e mjeteve që rastisën aty në ato momente. Guvernatori Pedro R. Pierlouis nga Porto-Riko, ka thënë se hetuesit do të bëjnë të pamundurën që vrasësin ta nxjerrin para drejtësisë. Emrat e policëve të vrarë nuk janë zbuluar, duke pretenduar se dy prej tyre ishin policë komunalë e i treti në nivel federal.
BREAKING: Officers down in Puerto Rico – as many as 3 police officers have reportedly been wounded in an incident near the main airport in San Juan. Video shows one down in the middle of the highway.
— David Begnaud (@DavidBegnaud) January 11, 2021
Preliminary reports: this started with a carjacking pic.twitter.com/eWtv63i6iL