08:23 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / AR

Video/ Me mëngjes, punëtori i ndërtimtarisë rrezikon jetën e vet

Shumë shpesh në Kosovë, punëtorët e ndërtimarisë rrezikojnë jetën e tyre duke u ngjitur ndërtesave të larta pa mjete mbrojtëse.

Pothuajse çdo ditë raportohet për raste të tilla por që fatkeqësisht nuk po ndërmirret asgjë.

Në adresë të Indeksonline sot në mëngjes ka arritur një video ku shihet siguria zero e punëtorëve.

Në pamje shohim teksa një punëtor është në një punishte në katin më të lartë të ndërtesës e shumë lehtë lëviz anash saj pa mjete mbrojtëse.

Rasti ka ndodhur në Lagjen e Muhaxherve në Prishtinë, afër Ambasadës së Zvicres.

Më poshtë pamjet:

VIDEO – KLIKO KËTU