18:06 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Video me pamje të rënda, Nëna irakiane hedh fëmijët e vegjël në lum

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Bagdad, ku një grua ka hedhur dy fëmijët e saj në lumin Tigris, si një shenjë ndëshkuese ndaj bashkëshortit të saj. Sipas mediave të huaja, trupat e fëmijëve dy dhe tre vjeç ende nuk janë gjetur. Ndërkohë nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurimit, është kapur momenti kur nëna ka hedhur në lumë dy fëmijët e saj.

Ditën e sotme, Ministria e Brendshme Irakiane ka deklaruar, se gruaja që hodhi dy fëmijët e saj në lumin Tigris, do të dënohet me akuzën e vrasjes me paramendim.

“Gruaja që hodhi dy fëmijët e saj në lumin Tigris po arrestohet nga policia dhe ajo do të referohet në gjykatë dhe do të akuzohet për vrasje me paramendim, ku do të lëshohen dënime të rënda kundër saj,” tha zëdhënësi i ministrisë, Major Gjenerali Khaled Al-Muhanna.

Anëtarët e familjes kanë thënë se nëna i ka vrarë fëmijët e saj si shenjë hakmarrje ndaj burrit të saj, me të cilin ishte divorcuar në fund të muajit shtator.