75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Video me pamjet e një beteje të tmerrshme në Ukrainë/ Digjen të gjallë mbi 70 ‘tigra’ të udhëheqësit çeçen Kadyrov

Pamjet janë vërtet të tmerrshme. Një betejë me blinda e tanke të djegur, por edhe dhjetëra ushtarë të shkrumbuar.

Ditë më parë veshjet Prada të Ramzan Kadyrov, Kreut të Republikës së Çeçenisë, bënë xhiron e rrjetit. Por ushtarët e tij ikën ‘mish për top’.

Mediat ukrainase raportojnë se të paktën 70 anëtarë të ushtrisë personale të Kadyrov janë djegur të gjallë me një sulm të vetëm. Shumë të tjerë nuk kanë mundur që ta kalojnë kufirin pasi ukrainasit u kanë djegur dhe mjetet siç shihet në pamje.

“Pas humbjeve të mëdha të “ushtrisë” personale të Kadyrov (në veçanti 70 prej tyre u raportuan të djegur të gjallë pas një sulmi të vetëm), shumica e të tjerëve u kthyen përtej kufirit Skena si kjo vërtetojnë raporte të tilla,”- shkruhet krah pamjeve në Twitter./noa/