VIDEO/ Meghan bëhet nostalgjike, poston video nga salla e lindjes

Gjatë ditës së sotme, Meghan Markle postoi foto të rralla të Princeshës Lilibet për t’i uruar ditëlindjen e katërt.
Tani, ajo ka postuar edhe një video nga salla e lindjes, ku shihet ajo dhe Princi Harry duke kërcyer, transmeton Indeksonline.
Thuhet se i bënte këto për të shpejtuar lindjen.
“Katër vjet më parë, sot, kjo ndodhi”, shkroi Meghan në Instagram, duke ndarë një video nga salla e lindjes para lindjes së Princeshës Lilibet.
“Të dy fëmijët tanë lindën një javë pas datave të tyre të lindjes. Kur ushqimi pikant dhe ecja nuk ndihmuan – mbeti vetëm një gjë”, shtoi ajo./Indeksonline/