10:54 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / LB

Video/ “Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora”, Rama e mirëpret në aeroport yllin botëror

Rita Ora ka ardhur në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare në aeroportin “Adem Jashari”.

Rama publikoi një video në Facebook, ku i uroi asaj mirëdeardhjen në vendlindje.

“ Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!”, shkroi Rama.

“♥️ Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, shtoi ai.